Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video-mesazh për mërgimtarët që këto ditë po vijnë në Kosovë.
Ai ka thënë se shkaku i paraqitjes së varianteve të reja të COVID-19, do të duhen të kufizohen në aktivitete dhe organizime.
“Edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet dhe grumbullimet. Si kryeministër, nuk kam detyrë më parësore sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. E kam detyrë jo vetëm ndaj atyre që janë banorë të Kosovës, por edhe ndaj juve që po na vini nga larg”, tha Kurti në video-mesazhin e tij në Facebook.
Kurti po ashtu u bëri thirrje mërgimtarëve që nëse nuk janë vaksinuar ende, një gjë të tillë ta bëjnë kur të hyjnë në Kosovë.