Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e Komitit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer në Mynih ku po merr pjesë në kuadër të Konferencës së Sigurisë.
Kurti ka shkruar se me Maurer kanë diskutuar se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë në këtë drejtim me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre, raporton Gazeta Express.
Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet që pikëllim. Me Peter Maurer diskutuam mënyrat se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë me eksperiencën dhe ekspertizën”, ka shkruar Kurti.