Kryeministri Albin Kurti është takuar me komunitetin shqiptar në Dallas të shtetit të Texasit në vazhdën e udhëtimeve të tij nëpër Amerikë.
Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Texasit ka publikuar fotografi nga takimi me kryeministrin Kurti raporton Gazeta Express.
Shefi i qeverisë kosovare po qëndron nga e premtja në ShBA dhe deri më tani ka qëndruar në Ëashington DC, San Francisco dhe Dallas.
Kurti në DC është takuar me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright, kurse në qytetin teknologjik të bregut perëndimor ka vizituar kompanitë e njohura të teknologjisë.