Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe pse ka pasur dallime në qasje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një partner kyç me të cilin ata do të konsultohen gjithmonë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin soical, Twitter, Kurti ka njoftuar se ka biseduar me medien e njohur Financial Times në Bratisllavë, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte shpallur planin e Komisionit Evropian për të afruar Ballkanin Perëndimor me Tregun e Vetëm.
“E ritheksova se pavarësisht se kemi pasur një ndryshim në qasje, SHBA-ja është një partner kyç me të cilin do të konsultohemi gjithmonë”, shkroi Kurti.
A pleasure to talk w/ @FinancialTimes today in Bratislava, shortly after Commission President @vonderleyen unveiled a plan for WB to be closer to the Single Market. I reiterated that despite having had a difference in approach, the ?? is a key partner who we will always consult. pic.twitter.com/4C1anJmvY6
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2023