Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk foli për media. Ai edhe këtë herë kaloi në heshtje interesimin e gazetarëve për pyetje, të përqendruara në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij”, që evidentoi një rënie drastike të Kosovës në rrafshin e lirisë së medias.
Kurti u pyet teksa kthehej në objektin e Qeverisë së Kosovës, pas pjesëmarrjes së tij në hapje të ekspozitës “Urat”, organizuar nga kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, që shpalos trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të kësaj mbretërie. /Gazeta Papirus/