GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kryeministri Kurti mori pjesë në rivarrimin e dëshmorit Naim Osmani

16/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kryeministri Kurti mori pjesë në rivarrimin e dëshmorit Naim Osmani
Share on FacebookShare on Twitter

Sa herë që varrosim apo rivarrosim dëshmorët e martirët, ne ia përkujtojmë vetes dhe pasardhësve tanë çmimin e madh që ka paguar populli ynë me gjakun e vet, për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  në ceremoninë e rivarrimit të dëshmorit Naim Osmani.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri tha se duke ju falënderuar sakrificës së dëshmorëve e martirëve ne kemi institucione e shtet, ndonëse ende jo ashtu siç ata e deshën e për çfarë u flijuan.

Ata e kanë kryer pjesën më të madhe e kryesore të progresit kombëtar e shoqëror në histori. Ndërkaq ne e kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi e dimë, që t’i premë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë, tha ai.

Me ceremoninë e organizuar në Shipol të Mitrovicës, Kryeministri i Kurti, bashkë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe përfaqësues të institucioneve, nderuan jetën patriotike dhe rënien heroike të Naim Osmanit. Ai u vra në korrik të vitit 1998, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut, gjersa po kalonte i armatosur kufirin shqiptaro-shqiptar, ndërsa trupi i tij u gjet 23 vjet më pas.

E dashura familje Osmani,

Të dashura familje të dëshmorëve të kombit,

I nderuari Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, z. Andin Hoti,

Të nderuar përfaqësues së Komunës së Mitrovicës,

I nderuar udhëheqës i shoqatave të dala nga lufta, z. Xhavit Jashari,

Të nderuar veteranë e invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

I nderuar komandant i batalionit z. Gani Lahu,

E nderuar deputete e Kuvendit, Arjeta Fejza,

Të dashur familjarë të nderuar të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë,

I nderuar veprimtar Halil Berani,

Zonja dhe zotërinj, vëllezër,

Jemi sot këtu bashkë për t’i bërë nderimet dhe respektin e merituar ushtarit të lirisë, Naim Osmanit.

E veçanta e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte se armën e luftës për liri duhej ta siguronte vet.

Furnizimi me armë e municione është një kapitull shumë i rëndësishëm i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Armatimi sigurohej jashtë Kosovës dhe për ta futur në Kosovë duhej kapërcyer vështirësi e pengesa të jashtëzakonshme.

Bartësit e armatimit, ndonëse të heshtur, kanë një meritë të veçantë në luftën për çlirim. Naimi dhe shumë të tjerë e paguan me jetë.

Ai u vra në korrik të vitit 1998, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut, gjersa po kalonte i armatosur kufirin shqiptaro-shqiptar. Por, trupi i tij u gjet 23 vjet më pas.

Sot, bashkë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe institucionet e shtetit tonë, nderojmë jetën patriotike dhe rënien heroike të Naimit, por gjithashtu nderojmë edhe forcën dhe guximin dhe durimin e palëkundshëm të familjes  Osmani përgjatë 23 viteve të ankthit e pritjes për një lajm, një shenjë të Naimit.

Sa herë që varrosim apo rivarrosim dëshmorët e martirët, ne ia përkujtojmë vetes dhe pasardhësve tanë çmimin e madh që ka paguar populli ynë me gjakun e vet, për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot.

Punën më të madhe të të arriturave tona na e kanë kryer dëshmorët e martirët e kombit.

Duke ju falënderuar sakrificës së tyre ne kemi institucione e shtet, ndonëse ende jo ashtu siç ata e deshën e për çfarë u flijuan. Ata e kanë kryer pjesën më të madhe e kryesore të progresit kombëtar e shoqëror në histori.

Ndërkaq, ne e kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi e dimë, që t’i premë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Jemi gjithmonë bashkë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.

Nuk do të ndalemi derisa të sjellim drejtësi për ta.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Naim Osmanin.

Lavdi!

Tags: Kurti mori pjesë në rivarrimin e dëshmorit Naim Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Kamberi dhe Gërvalla diskutojnë për çështjet politike në Luginë të Preshevës

Next Post

Japonia ia dhuron një buldozer Komunës së Dragashit

Next Post
Japonia ia dhuron një buldozer Komunës së Dragashit

Japonia ia dhuron një buldozer Komunës së Dragashit

Lajmet e fundit

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.