Në akademinë përkujtimore të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti e nisi fjalimin me një kërkim falje.
Kjo pasi ai gjatë fjalimit të djeshëm të mbajtur në Kuvend e kishte ngatërruar Besarta Jasharin, për të cilën kishte thënë se është e bija e kryekomandantit Adem Jashari.
Kurti, sot kërkoi falje për gabim e bërë.
“Më lejoni fillimisht të kërkoj falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm në Kuvendin e Republikës më është përvjedhur një gabim dhe kam thënë që Besarta është vajza e kryekomamdantit Adem Jasharit në vend se të them e Hamzë Jasharit”, ka thënë Kurti.
Ai ka vazhduar duke thënë se kjo i ka ndodhur pasi shumë shpesh i ngjan se të gjithë ata që janë gjallë janë fëmijë të kryekomandantit Adem Jashari dhe të nënës së tij heroinë.