Një rrugë në Nju Jork është emëruar “Fan Noli”, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e për bashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se “Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan”.