Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është bashkuar kampanjës botërore “Ngrihuni për Ukrainën”.
Përmes një video të publikuar në gjuhën angleze, Kurti tha se Kosova i është bashkuar frontit demokratik, duke i rreshtuar sanksionet ndaj Rusisë.
“Për t’i dalë në ndihmë Ukrainës, u zotuam se do t’i strehojmë 5 mijë refugjatë. Po ashtu kemi ndarë fonde si ndihmë humanitare për Ukrainën, si dhe një fond specifik për të mirëpritur 20 gazetarë ukrainas dhe t’i sigurojmë atyre kushte jetese dhe pune në Kosovë”, shtoi Kurti.
/
Video Player