Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile po marrin pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”.
Me këtë rast, kryeministri u shpreh se remitencat e diasporës në Kosovë brenda një viti shkojnë në mbi 1.4 miliard.
Sipas Kurtit, kjo dëshmon se mërgata luan kyç në zhvillimin e vendit.
“Jemi duke punuar që diasporën ta angazhojmë në disa mënyra. Po ashtu, diaspora mund të kontribuojë në ndërmarrje, lidhje tregtare… që ndikojnë në rritjen e potencialit të vendit tonë.
Andaj, qeveria është duke punuar vazhdimisht që të krijojë të gjitha kushtet që krahas investimit në atdhe mërgata të sjell edhe dije”, është shprehur ai. /Indeksonline/