GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, s’e ka aneksuar askush

30/01/2023
në Ballina, Ekskluzive, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, s’e ka aneksuar askush
Share on FacebookShare on Twitter

Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Deklarata e presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviq se “Serbisë iu rrëmbye Kosova” ka shkaktuar indinjatë të madhe në Kroaci dhe është dënuar njëzëshëm nga i tërë spektri politik.

Ndonëse Milanoviq tha se ai “e mbështet Kosovën dhe e ka pranuar pavarësinë e saj”, krahasimi që i ka bërë aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Rusia me pavarësinë e Kosovës është dënuar nga shumë politikanë në Kroaci

Këtë e ka dënuar edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq me të cilin presidenti Milanoviuq është në një luftë verbale tash e disa muaj.

Plenkoviq ka thënë se Milanoviq me deklaratat e tij “po e turpëron Kroacinë“ por ka shtuar se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodhë në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt“.

Plenkoviq ka rikujtuar se Kroacia ishte ndër të parat që e ka njohur Kosovën si shtet dhe nuk pranon krahasime dhe pohime për “aneksim“.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar”, tha kryeministri kroat Plenkoviq. “Me rëndësi është se Kosova është shtet i pavarur, sovran me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, kemi ambasadën tonë në Prishtinë dhe të Kosovës në Zagreb. Kemi angazhim që të rrisim edhe bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Kjo është hera e parë që dikush në Kroaci flet në këtë mënyrë për Kosovën, nuk e di se me çfarë arsye“.

Plenkoviq ka thënë se Milanoviq tash “është yll jo vetëm në mediat e Rusisë, por edhe ato të Serbisë”.

Deklaratat e presidentit të Kroacisë, Milanoviq, rreth Kosovës, i kanë dënuar edhe partitë opozitare, disa prej të cilave më herët nuk kishin dashur të distancoheshin nga qëndrimet e presidentit kroat rreth luftës në Ukrainë.

Në deklaratat e partive opozitare është thënë kryesisht se “Kosova me të drejtë është pavarësuar” dhe se “Kroacia e Kosova janë vende mike”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës ka mbajtur qëndrim të kundërt me kryeministrin e Kroacisë, Plenkoviq dhe me shumicën e liderëve perëndimorë. Ai ka pasur qëndrime të afërta me ato të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban dhe të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erodan, duke e fajësuar Perëndimin për politikën ndaj Rusisë.

Milanoviq ka thënë se “Ukraina duhet të detyrohet të ulet në negociata për paqe” dhe ta pranojë humbjen e territorit të saj.

Po ashtu ka thënë se “Amerika në Ukrainë, në shpinë të ukrainasve, lufton kundër Rusisë”.

Milanoviq ka thënë se me dërgimin e armëve në Ukrainë po “zgjatet lufta”.

Në Kroaci deklaratat e tilla janë dënuar e shoqëruar me komente se “edhe kroatët mbrojtën trojet e veta duke sulmuar, ashtu siç bëjnë sot ukrainasit”.

Në komentet nëpër portalet në Kroaci ka shumë të tilla ku e fyejnë presidentin e Kroacisë, duke thënë se duhet “të shtrihet në psikiatri” apo edhe të tilla si “e tmerrshme të shohësh se si një njeri shkatërrohet kështu”.

Tags: Andrej PlenkoviqkosovaKroaciZoran Milanoviq
ShareTweetShare
Previous Post

OVL-UÇK i reagon presidentit kroat: Sa për Kroacinë, Kosova do të ishte ende në Jugosllavi

Next Post

Ambasada e SHBA-së: Kurti dhe Osmani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin

Lajmet e fundit

Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

16/05/2025
“Historike”- Vjen reagimi i parë nga Rusia pas takimit Trump-Zelensky

Rusia thotë se është e kënaqur me bisedimet për Ukrainën në Stamboll

16/05/2025
Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

16/05/2025
Rusia paralajmëron Ukrainën: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshje në Stamboll, do të shkëmbehen 1 mijë të burgosur

16/05/2025
Themelohet Federata “Arbëria”– Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar

Themelohet Federata “Arbëria”– Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar

16/05/2025

Blerim Kuçi i bashkohet LDK-së, sot zyrtarizohet aderimi

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

16/05/2025
“Historike”- Vjen reagimi i parë nga Rusia pas takimit Trump-Zelensky

Rusia thotë se është e kënaqur me bisedimet për Ukrainën në Stamboll

16/05/2025
Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.