GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kryeministri kroat i përgjigjet Vuçiqit nga Brukseli për alenacën me Kosovën e Shqipërinë

20/03/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kryeministri kroat i përgjigjet Vuçiqit nga Brukseli për alenacën me Kosovën e Shqipërinë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç po merr pjesë në seancën e Këshillit Evropian në Bruksel, i cili para fillimit iu drejtua mediave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përfshirë edhe ato për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Vëmendje të madhe në Serbi ka tërhequr deklarata për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, e nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.

Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gasiç e quajti nismën “provokative”, ndërsa autoritetet në Beograd njoftuan se Serbia ishte gati të konsideronte bashkëpunimin në mirëbesim me Kroacinë dhe Shqipërinë.

Siç tha Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, “kjo iniciativë e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Prishtinën, paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren”.

Autoritetet serbe shtuan se presin një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për synimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj “loje të rrezikshme ushtarako-sigurie”, duke theksuar se Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të kërcënojë integritetin e tyre territorial, sigurinë e qytetarëve të tyre dhe paqen në rajon.

Vuçiq më vonë deklaroi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996 dhe se Kroacia dhe Shqipëria sigurisht që nuk e informuan NATO-n për gjithçka.

Për krejt këto, kryeministri Plenkoviq iu përgjigj sot nga Brukseli.

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Plenkoviç, duke shtuar se këto janë “marrëveshje të zakonshme” dhe se Kroacia nuk ka pasur qëllim armiqësor.

“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë t’i kërkojë leje askujt për këtë, as Serbisë dhe as NATO-s”, tha Plenkoviç nga Brukseli.

I pyetur nga gazetarët për situatën në Ballkanin jugperëndimor, Plenkoviç njoftoi se do të përdorte seancën e Këshillit Evropian për të tërhequr vëmendjen për situatën aktuale në rajon.

“Ne duhet të monitorojmë stabilitetin e BeH dhe situatën në Serbi. Është koha të përqendrojmë një pjesë të vëmendjes sonë në një zonë që është provuar të jetë e djegshme vitet e fundit,” përfundoi ai.

Tags: brukselVuçiq
ShareTweetShare
Previous Post

Gjenerali McKinney nga komanda amerikane vjen në Prishtinë, takohet me Prattipati

Next Post

Mehmetaj: Njësiti i Krimeve Ekonomike aktualisht po bastis ministrinë e Faton Pecit

Next Post
Mehmetaj: Njësiti i Krimeve Ekonomike aktualisht po bastis ministrinë e Faton Pecit

Mehmetaj: Njësiti i Krimeve Ekonomike aktualisht po bastis ministrinë e Faton Pecit

Lajmet e fundit

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës

08/05/2025
Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty tkam dost por punën time e mbaj për ti mbajtur fëmijët

08/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

08/05/2025
“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

08/05/2025
Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e energjisë elektrike dhe ujit

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

08/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.