Dy muajt që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike”, kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një adresimi, të hënën.
Ai bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë shpalosur politikat e tyre në përballje me krizën energjetike.
Për t’iu ndihmuar me përballjen e krizës energjetike, kemi ndarë mbi 95 milionë euro. Që nga muaji shtator kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për të gjithë juve. Kemi paguar 52 milionë euro për familje dhe 37 milionë për biznese”, ka thënë Kurti.
Por Kurti ka thënë se ende ka krizë dhe për këtë duhet pasur kujdes edhe në vazhdim.
Pos Kurtit edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mbështetjen ndaj qytetarëve sa i përket faturave të energjisë.