Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës, gjatë takimeve me liderët e vendit.
Pas takimit me kreun e Qeverisë, Albin Kurti, ai ka shtuar se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian.
“Stabiliteti rajonal është proces tejet i rëndësishëm. Sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve, Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë të normalizohen raportet ndërmjet dy shteteve”.