KRU Prishtina ka njoftuar se fshati Komoran dhe Zabel i Lartë nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.
SIç njofton KRU Prishtina, ky defekt është për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë.
“Ju njoftojmë se për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë, fshati Komoran dhe Zabel i Lartë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në riparimin e defektit.”, shkruan KRU Prishtina.
Sipas njoftimit, riparimi mund të zgjasë deri nesër pasdite.
Njoftimi i plotë: