Një djalë një vjeçar është ngrënë i gjallë dhe babai i tij është plagosur rëndë nga një krokodil në një lumë në Malajzi. Vogëlushi u rrëmbye nga kanoja ndërsa ndodhej me të atin në brigjet e Lahad Datu në Sabah të enjten në mëngjes. Babai i tij i furishëm u përpoq të shmangte krokodilin, por nuk mundi dot.
Fshatarët shpëtuan babanë e tij por krokodili e kishte tërhequr tashmë djalin e tij. Sumsoa Rashid, kreu i Agjencisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Lahad Datu, tha: “Babai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në trup. Djali i tij është ende i zhdukur dhe operacionet e kërkimit janë duke vazhduar.