Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip” u organizua nata e vajzave. Gocat e shtëpisë u mblodhën në oborr, ku nuk mungoi muzika, alkooli dhe pyetjet pikante. Atyre iu bashkuan edhe djemtë, të cilët iu përgjigjën disa pyetjeve gjithashtu.
“Cila është arsyeja e ndarjes tënde të fundit?”-ishte pyetja që Keisi i lexoi Kristit.
Ky i fundit nuk hezitoi të përgjigjej duke u shprehur: Arsyeja e ndarjes së fundit është se krijova interes për një vajzë tjetër.
Olta e cila ndodhej pranë dyshes i ushtroi presion ta pranonte që bëhet fjalë për Keisin. Ndërkohë që vetë Keisi për të evituar që kjo të dilte nga goja e Kristit, u shpreh se e kishte pranuar që ishte ajo arsyeja e ndarjes së tij.
Por, prit pak! Gjatë “Prime-t” të së shtunës kur produksioni më në fund vendosi ta diskutonte lidhjen e Kristit me Zazan jashtë, ndonëse përciptazi pa u futur në detaje, ai u shpreh se ishte ndarë me të që para hyrjes në “BBV”.
Ndërkohë tani me gojën e tij, hedh poshtë atë që deklaroi duke thënë se në fakt njohja me Keisin, bëri që të hiqte dorë nga Zaza.
Të shtunën (25 shkurt) menjëherë pas deklaratës së Krist Aliajt, reagoi edhe Zaza, e cila vërtetoi “gënjeshtrën” e Kristit duke publikuar bisedën e tyre të fundit, 4 orë para se Kristi të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, në 17:51.
Nga biseda, dyshja nuk duken të ndarë, madje është një bisedë me shprehje ndjenjash.