Kristi dhe Keisi janë ndër banorët më të diskutuar në shtëpinë e Big Brother VIP, teksa po shihen si çifti më i ri aty brenda.
Megjithatë, ditën e sotme, Kristi ka bërë një deklaratë të çuditshme sa i përket daljes nga Big Brother.
Teksa ishte në lidhje me emisionin “Shqipëria LIVE” nga shtëpia, ai ka deklaruar se kur të dalë do i duhet të bëjë zgjedhje të vështira dhe se do ketë situata që do i krijojnë ankth.
Për mua do jetë e vështirë. Do shtohen shumë gjëra që do ma vështirësojnë jetën. Do më duhet të bëj zgjedhje të vështira për jetën time. Do ketë situata që do më sjellin ankth”- tha Kristi.
Nuk dihet nëse kjo zgjedhje e vështirë ka të bëjë me partneren që Kristi kishte lënë jashtë, dhe lidhjes së re që ka krijuar me Keisin.