Një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit që po zhvillohet në degën e Administratës Tatimore në Gjakovë.
Siç merr vesh mediumi ”Sinjali”, Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në degën e ATK-së, nën dyshimin se disa zyrtarë janë përfshirë në veprime të kundërligjshme.
Cak i organeve të rendit janë inspektorët që kanë qenë objekt hetimi i këtij rasti.
Policia dhe Prokurori i Shtetit tashmë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për realizimin e operacionit policor.