Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL), të UÇK ka komentuar për zhvillimet e fundit politike në vend ku ka përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro.
Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe me automatizëm do të qonte drejt autonomisë e më vonë drejt ndarjes së veriut të Kosovës.
Klinaku ndër të tjera ka thënë se Kurti duhet t`i thotë SHBA dhe BE se propozimet aktual për asociacionin do të krijojnë një statu quo dhe se nuk do të zgjidhte asgjë.
Më poshtë reagimi i plotë:
Reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë, detyrimisht do të dërgonte në ‘shkëmbim të territoreve’
– Asociacioni i komunave serbe, detyrimisht do të dërgonte në autonomi e më vonë ndarje të atij territori nga Kosova
Të merresh vetëm me problemin e serbëve në Mitrovicën veriore, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq e të mos merresh edhe me shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, përveç që është e dëmshme për Kosovën, është edhe politikë antikombëtare.
Në vend se t’i thonë Amerikës dhe BE-së se ky propozim aktual na mbanë në status-quo dhe nuk mund të zgjidh asgjë por vetëm do të sjell dëme edhe më të mëdha, këta i flasin për asociacione sikur psh. ai i modelit kroat.
P.S
Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se ‘nami’ nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë.