Krenar Shala, analist i afërt me pushtetin, ka shkruar një status, në të cilin ka tallur paqëruajtësit e KFOR-it, të cilët u përballën me huliganët serbë në veri të Kosovës, e si pasojë mbetën 25 ushtarë të lënduar, njfton Gazeta Papirus.
Shala ka thënë se njësia special e Policisë së Kosovës do ta mbante rendin më mirë se KFOR-i. Madje, ai është tallur me fatkeqësinë e 25 pjesëtarëve të lënduar/plagosur të KFOR-it, duke thënë se ata vetëm sa nuk u thonin huliganëve serbë “o mob re! Boll m’shove bre!”.
Këtë deklaratë mjaft mosmirënjohëse e dashakeqe mund të thuhet se është vazhdim i një ksenofobie të shfaqur nga militantë të një krahu politik kosovar. Dhe atë vetëm ndaj perëndimorëve.