Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, Kurti është krekosur se Qeveria ka ndarë buxhet rekord për komunat dhe se pushteti lokal po i bënë opozitë qeverisjes në nivel qendror, shkruan Gazeta Metro.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti është deklaruar për ndarjen rekord të buxhetit për komunat e Republikës së Kosovës.
Ai paralajmëron takimin e radhës me kryetarët e komunave, i katërti me radhë, i cili do të mbahet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për këtë çështje.
“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës me komunat të katërtin deri më tani. Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale po përdoret për opozitë nivel qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është tani. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”, ka thënë Kurti në nisjen e mbledhjes.
Vlen të theksohet se Qeveria e Kurit është qeveria e parë që ua ndalon komunave përdorimin e të hyrave buxhetore komunale dhe se deklaratat e saj aktuale janë kontradiktore.