Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar të gjitha votat me postë të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në platformën elektronike të tyre.
Nga 100 për qind të votave të numëruara me postë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 31,963 vota apo 51,57 për qind të tyre.
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka krahasuar rezultatet.
Sipas tij, VV-ja ka rënie të votave, pra 28 vota më pak, ndërsa partitë e tjera kanë shënuar rritje.
Ndërsa LDK’ja ka pësuar rritjen më të madhe me 15 mijë e 748 vota më shumë.
Ai shtoi se VV-ja kishte shpresuar se mundësimi i votimit nëpër misione diplomatike do të sillte më shumë përkrahje nga diaspora, por që sipas tij, kjo pritje nuk është realizuar.
“PDK 2,021 vota më shumë, dhe AAK-NISMA me 746 vota më shumë”, tha Krasniqi.