Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka vzituar Kryetarin e Komunës së Ferizajit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK-së përmes një postimi në facebook me çrast e ka cilësuar Aliun si njeri i qasshëm dhe i përgjegjshëm ndasj qytetarëve të qytetit të Ferizaji.
”Kur je i afërt dhe i qasshëm për qytetarët, komunikativ dhe i përgjegjshëm, kur tregon lidership e guxim dhe, mbi të gjitha, ke vizion strategjik për të ardhmen – transformimi i qytetit është vetëm çështje kohe.I tillë është Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili brenda kësaj periudhe i ka dhënë hov krejtësisht të ri zhvillimit të qytetit. Jam tejet krenar me punën e tij në shërbim të qytetarëve dhe qytetit të Ferizajt”, ka shkruar Krasniqi.