Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dje i ka vizituar disa familje të komunitetit egjiptian që kanë qenë përfituese të programit të MAPL’së për ndërtimin e shtëpive.
Ai ka shtuar se në mbrëmjë është takuar edhe me bashkëpunëtorë dhe aktivistë nga Istogu e Klina.
“Manifestimin e ditës memoriale të komunitetit Egjiptian e filluam me vizita te disa nga familjet përfituese nga programi për ndërtimin e shtëpive nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Familjet Bajramaj, Shaqiri, Ganaj nga komuna e Istogut dhe familjet Lani, Abazaj, Litaj nga komuna e Klinës, janë disa nga familjet të cilat i kemi ndihmuar. Në mbrëmje, jemi takuar për të bashkëbiseduar me bashkëpuntor dhe aktivist nga Istogu dhe Klina. Jetesa e bazuar në mirëqenie dhe barazi është prioritet i IRDK-së, dhe si e tillë tashmë është integruar në prioritetet qeveritare.”