GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Krasniqi uron vitin e ri shkollor: Ky fillim u shoqërua me zhgënjimin që erdhi nga dështimi i Qeverisë me librat

01/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Krasniqi: Turistët po i anulojnë vizitat në Kosovë, frikësohen se vijnë në një mini-Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar nxënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Krasniqi ka thënë se kjo ditë është e veçantë, sidomos për ata që nisin rrugëtimin për herë të parë.

Krasniqi ka thënë se i kupton shqetësimet e prindërve, që aventura e fëmijëve të tyre u shoqërua me zhgënjim të madh si pasojë e dështimit të Qeverisë së Kosovës për të siguruar librat për të gjithë nxënësit me kohë dhe në mënyrën e duhur.

Megjithatë Krasniqi thotë se një dështim i tillë le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë, para se të bëhet pengesë për ëndrrat e fëmijëve.

Reagimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Urime fillimi i këtij viti të ri shkollor për të gjithë ju!

Kjo ditë e veçantë dhe emocionuese, posaçërisht për ju që po e nisni këtë rrugëtim për herë të parë, qoftë një fillim i sukseseve të njëpasnjëshme në jetën tuaj.

I kuptoj shqetësimet tuaja si prindër se kjo aventurë e jashtëzakonshme për fëmijët tuaj, u shoqërua me zhgënjime të mëdha si pasojë e dështimit të Qeverisë për të siguruar librat për të gjithë nxënësit me kohë dhe në mënyrën e duhur. Por, ky dështim le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë, para se të bëhet pengesë për ëndrrat e fëmijëve tanë.

Është shumë e rëndësishme që përtej këtyre sfidave, të mos i lëmë synimet tona të lëkunden. Sot është një ditë për të përqafuar ëndrra dhe aspirata të reja.

Si nxënës, shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u thelluar në lëndët dhe temat që ndezin pasionin tuaj. Si mësues, udhëzoni dhe frymëzoni nxënësit tuaj me njohuritë dhe përkushtimin tuaj, duke bërë më shumë për të ofruar mbështetje aty ku është më e nevojshme. Dhe si prindër, vazhdoni të jeni shtylla mbështetëse për fëmijët tuaj, duke u rrënjosur besimin se asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme.

Le të jetë ky një vit rritjeje, edukimi, qëndrueshmërie dhe vendosmërie. Le ta përballojmë çdo ditë me optimizëm, duke e ditur se kemi fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive në jetën tonë dhe brenda komuniteteve tona.

/GazetaPapirus/

Tags: memli krasniqipdkviti i ri shkollor
ShareTweetShare
Previous Post

Ndalohen për 48 orë edhe vëllezërit e të riut që u vra dje në Malishevë

Next Post

Caktohet data, Putin e pret të hënën në takim Erdoganin

Next Post
Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putin-in

Caktohet data, Putin e pret të hënën në takim Erdoganin

Lajmet e fundit

Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.