Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se cili ka qenë vendimi më i rëndësishëm që e ka marrë në politikë.
Kreu i PDK’së e ka veçuar vendimin për krijimin për herë të parë të shpërblimeve shtetërore për sportistët. Këtë vendim e ka marrë gjatë kohës sa ka shërbyer si ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Krasniqi tha se të parët që i morën këto shpërblime kanë qenë Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka, që sipas tij, kanë qenë edhe frymëzim për krijimin e këtyre shpërblimeve.
“E kam krijuar për herë të parë shpërblime shtetërorë për sportistët. Frymëzimi im ka qenë Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka që në atë kohë kam qenë i bindur se do të jenë kampion olimpik. Kam besu se Kosova si shtet duhet me ua dhënë hakun dhe shpërblimet meritore shtetërore. Më vjen mirë që këto shpërblime Kur i kemi miratu janë shpërblimet më të mëdha që jep ndonjë shtet jo veç në Euripë por edhe në botë”, ka thënë Krasniqi.