Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e liderit të Nisma-s, Fatmir Limajt, i cili u shpreh i gatshëm të ulet me Kurtin të bahskëpunojë për Qeveri të re.
Ai tha se s’është koha që me u bë patericë e Kurtit, por megjithatë Krasniqi thotë se secili vendos për qëndrime të veta.
“Fatmirin veç e uroj në Kuvend. Urime, suksese. Ka qenë jashtë Kuvendit ku janë edhe disa parti të tjera që kanë qenë jashtë Kuvendit nuk kanë arrit me u rikthy. Ky zotnia u rikthy, i ka 3 deputetë, ka rol, dhe unë besoj që duhet me lujt rolin konstruktiv dhe pozitiv. Nuk më vjen mirë dhe as s’besoj që është e duhura me u bë patericë e Albin Kurtit dhe me shku me ia kry Qeverinë sot, por ky është qëndrim i jemi nuk mundem me mar vendim për atë…”, tha ai në Debat Plus.