Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimi të seancës së 15-të për konstituimin e Kuvendit.
Kransiqi tha se VV po vazhdon t’a mbajë peng shtetin e Kosovës me insistimin që të propozoj Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, transmeton Gazeta Papirus.
“E pamë skenarin e njëjtë për të mbajtur një bllokadën. Insistitim për skemë kundërligjore të votimit të fshehtë. Një qasje që u bë e tepërt që po pengon ecjen tutje të vendit.
I gjithë vendi kanë mbetur peng të LVV’së, e cila përkundër propozimit tonë që të ndërroj kandidaten e propozuar që nuk e ka votën për tu bërë kryetare.
Vetëm vitin e kaluar, ju e dini që edhe SHBA, PD kanë ndërruar kandidatin e tyre të vendit në garën presidenciale dhe kjo nuk është parë si dicka e jashtëzakonshme.
Ky insistim i Kurtit për Haxhiun është i pakuptimtë dhe pasiguria e tij në faktin tashmë të ditur që nuk i ka numrat për shumicë parlamentare.
Ne do të vazhdojmë për një qasje zhbllokuese. Kemi propozuar që të shkojmë para dhe na vjen mirë që Presidentja Osmani ka pranuar të thërras në takim”, tha ndër të tjera Krasniqi.