Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë një reagim në Facebook pas dështimit të seancës së sotme, shkruan Gazeta Papirus.
Krasniqi ka thënë se bllokuesit po shihen sheshit, derisa shtoi se PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është e gatshme që t’ua thotë secilit qëndrimet e saj.
“Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve. PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj.”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim.
Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje.
Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve.
Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë.
PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë.
Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!