Bashkimi Evropian (BE), ka kritikuar veprimet e Kosovës për mbylljen e strukturave paralele të mbështetura nga Serbia në disa komuna, duke deklaruar se këto masa bien në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së në kuadër të procesit të normalizimit.
Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Administrimin të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi i cili ka thënë se diskutimi për institucionet e Serbisë në Kosovë, nuk do të duhej të bëhej se pse janë mbyllur, por si kanë qenë të hapura deri sot.
Tashmë janë mbyllur Institucionet paralele kriminale të Serbisë në Kosovë. Komunat paralele, Posta paralele, Administratat Tatimore paralele. Qytetarët e Kosovës, i kanë komunat e Kosovës, Postën e Kosovës si dhe Administratën Tatimore të Kosovës, sikurse të gjitha institucionet e tjera të bazuara në Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionet në fuqi. Diskutimi për instutucionet e Serbisë në Kosovë nuk do të duhej të bëhej se pse janë mbyllur sot, por si kanë qenë të hapura deri sot”, ka thënë Krasniqi.