Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Qeveria po kërkon ta legalizojë ndërpjrerjen e energjisë elektrike për qytetarët me vendimin e sjellë për miratim në Kuvend, që përmban disa masa për t’u përballur me krizën energjetike, ra[prtpm Gazeta Express.
Krasniqi tha se Qeveria ka dështuar të veprojë në kohë.
“Nga ajo që e pashë, nga vendimi që e keni sjellë, krejt çka po kërkoni është që ta legalizoni shkëputjen e rrymës për qytetarët e Kosovës”, tha Krasniqi.
Kryetari i PDK-së tha se ishte dashur që Qeveria ta shpallte gjendjen emergjente lidhur me krizën.
“Më shumë se dy javë i ka që si Parti Demokratike e Kosovës ju kemi kërkuar që të vini me një vendim për shpalljen e gjendjes emergjente”, tha Krasniqi.
Ai tha se nuk po kërkojnë nga Qeveria përgjegjësi për krizën, por përgjegjësi për zgjidhjen e kësaj situate.
“Ministrja duhet me ia mësu kryeministrit – sepse ai s’ka faj që s’i di të gjitha, sepse ju ndoshta mendoni që i di të gjitha, por nuk i di – dhe me i tregu që ka mundur të ketë kontraktim të mëhershëm, me i marrë kontratat kur kanë qenë çmimet dy herë më të shtrenjta, e jo gjashtë herë e shtatë herë siç po paguajmë sot”, tha Krasniqi.
Në fund, ai paralajmëroi se janari do të jetë muaj më i vështirë sesa dhjetori.