Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën dhe Rrahman Ramën, takuan drejtuesit e OVL-së së UÇK-së, të prirë nga kryetari Hysni Gucati.
Krasniqi tha se me drejtuesit e OVL-së së UÇK-së diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballen sot kategoritë e dala nga lufta por edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të mbrojtur dhe forcuat vlerat e luftës çlirimtare.
“Ua shpreha mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si legjitime e të drejta, dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të kategorive të dala nga lufta”, shkroi Krasniqi.
Më tej, ai u shpreh se PDK ka qenë dhe do të mbetet shtëpia politike e luftëtarëve të lirisë.