GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Krasniqi për targat: Kurti shkaktoi dramë pa pikë nevoje, kompetencat e tij i shndërroi në çështje negocimi me Vuçiqin

24/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Krasniqi për targat: Kurti shkaktoi dramë pa pikë nevoje, kompetencat e tij i shndërroi në çështje negocimi me Vuçiqin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Krasniqi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur, teksa tha se është ndjerë keq kur lexoi mediat e rajonit të cilat raportuan se “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi gjithçka çfarë kishte refuzuar të hënën”.

I pari i PDK-së deklaroi se ngjarjet e javëve të fundit, ishin dramë e shkaktuar nga kryeministri Kurti.

Përveç kësaj, ai e kritikoi kryeministrin se e bëri presidentin serb Aleksandar Vuçiç palë në diskutime që janë në ekskluzivitetin vendimmarrës të Qeverisë kosovare.

“Ke mundur ta marrësh këshillën që e kishe për më shumë se 5 javë. Fatkeqësisht duke mos bërë një gjë të tillë dhe duke u dorëzuar më vjen keq që ke shprehur një pafuqi të Kosovës duke mos mundur të implementosh vendimin për tabelat. Ke bërë edhe shpenzime të panevojshme për zgjedhjet. A do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës? A do të ketë normalitet në veri siç ka qenë? Shpresoj e keni kuptuar që është koha për ta përfunduar dialogun”.

Ai u shpreh që plani i cili fillimisht u quajt franko-gjerman dhe tash plan evropian, nuk i adreson aspiratat shtetërore të Kosovës.

“Plani franko gjerman si draft aktual nuk i adreson aspiratat e Kosovës. Por angazhimi në negocimin e tij është i nevojshëm dhe ju inkurajoj ta bëni një gjë të tillë. Duke të inkurajuar për vendosmëri dhe fokus në arritje të marrëveshjes finale duhet t’i keni parasysh këto 5 shtylla. Ruajta e karakterit kombëtar, njohja formale nga 5 shtetet mosnjohëse, nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO, marrjen e statusit të shtetit kandidat dhe njohjen e ndërsjellë me Serbinë”.

Tags: Kuvendmemli krasniqipdkseanceTargat
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj: Me marrëveshjen e djeshme kemi evituar rrezikun që të kemi viktima

Next Post

Xhaka dhe Shaqiri nuk e kënduan fare himnin e Zvicrës në prag të ndeshjes ndaj Kamerunit

Next Post
Xhaka dhe Shaqiri nuk e kënduan fare himnin e Zvicrës në prag të ndeshjes ndaj Kamerunit

Xhaka dhe Shaqiri nuk e kënduan fare himnin e Zvicrës në prag të ndeshjes ndaj Kamerunit

Lajmet e fundit

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.