Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Krasniqi tha se vendimi i Qeverisë për pezullimin e punës së Televizionit Klan Kosova është i papranueshëm, kundër fjalës së lirë dhe akt kundër parimeve themelore të demokracisë.
“Vetëm sistemet autokratike dhe totalitare kanë tendenca të këtilla për të mbyllur mediat e pavarura. Sot, më shumë se kurdoherë, Kosova ka nevojë për media të lira, të pavarura dhe të pandikuara. Kërkoj nga Qeveria që t’a tërheqë mbrapa menjëherë vendimin e saj dhe ta heqë këtë njollë që e ka vënë mbi shtetin dhe shoqërinë tonë. Përgëzoj televizionet dhe mediat kosovare, të cilat qysh nga marrja e vendimit nga ana e Qeverisë, kanë shprehur solidarizimin e plotë me Klan Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.
Reagime kundër vendimit të qeverisë ka pasur edhe nga ambasadat e huaja në Kosovës si dhe organizata botërore të lirisë së mediave