Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas intervistës së transmetuar të ish-presidentit Thaçi, të parën pas shkuarjes në Hagë.
Krasniqi ka thënë se për liderët e mëdhenj, në luftë apo në paqe, atdheu është gjithmonë i pari.
“Sonte dëgjuam një intervistë emocionuese, e cila në çdo fjalë përmbante ëndrrat, mallin dhe dashurinë e pakusht për Kosovën. Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin Hashim Thaçi. Dielli do të lind përsëri, President”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
/GazetaPapirus/