Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi ka thënë se nuk ia ka aspak frikën kundërshtarit të tij francezit Nadjib Mohammedi me të cilin do të ballafaqohet me 5 gusht në kategorinë gjysmë të rëndë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai ka thënë se është duke u përgatitur maksimalisht për ta fituar këtë luftë duke shtuar se të pranishmit në stadium do të shohin diçka “jashtë normales”.
Krasniqi: Nuk e mendoj frikën kurrë, do shihni diçka jashtë normales
“Përgatitjet janë si gjithmonë maksimalisht, unë mundohem gjithmonë të thyej rekorde të përgatitjeve të kaluara kështu që besoj që më 5 gusht do ta kemi një prezantim diçka jashtë normales…Frikën nuk e mendojmë kurrë, vetëm për fitore mendojmë dhe bëjmë plane se çfarë të bëjmë pas fitores.”, tha Krasniqi.
Krasniqi me ekipin e tij është duke vizituar qendra kryesore të Kosovës duke prezantuar rrugëtimin dhe të arriturat e tij në boks dhe nga takimi me qytetarët ai thotë se po merr infuzionin më të fuqishëm për të qenë një fitues i madh.
Krasniqi: Vizitat dhe takimet me qytetar po më japin infuzin rë fuqishëm
“Këto na e japin motivin, por kanë edhe energjinë që na marrin por ky është infuzioni që e marrim më të fuqishmin për të qenë fituesi i madh”, theksoi Krasniqi.
Për luftën mes Krasniqi dhe Mohamedit shitja e biletave është duke vazhduar edhe më tutje, derisa çmimi i tyre është 20 euro./kp/