Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i lumtur me kryetarët e komunave të cilat qeverisen nga partia e tij.
Ai shkruan se Komuna e Skënderajt, e qeverisur nga Kryetari Fadil Nura dhe ekipi i tij, janë shpallur kampion të Kosovës në Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Insitutit Demokratik të Kosovës.
Tutje, Krasniqi shkruan se në mesin e dhjetë komunave më transparente dhe efikase janë edhe pesë komuna të tjera të qeverisuara nga PDK, Mitrovica, Prizreni, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit.