GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Krasniqi në Ferizaj lavdëron punën e Aliut e kritikon atë të Kurtit

31/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Krasniqi në Ferizaj lavdëron punën e Aliut e kritikon atë të Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, që vjen nga partia e tij kanë vizituar rikonstruktimin e rrugës “Ahmet Kaqiku” dhe punimet në Qendrën Multifunksionale.

Krasniqi tha se ndjehet i kënaqur të shohë këto projekte të reja transformues që Agim Aliu është duhet i implementuar me ekipin e tij, projekte, për të cilat tha se i ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

“Kur ka vepra, veprat flasin më shumë se fjalët dhe kur vijmë në Ferizaj ne shohim vepra shumë. Sa herë që vij këtu – dhe besoj që kushdo që vjen në Ferizaj frymëzohet – sepse sheh një punë të jashtëzakonshme transformuese, e cila e ka përmirësuar dhe ka ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve të kësaj komune. Por, përtej saj e ka ndikuar edhe cilësinë e jetës të të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”, tha ai.

Krasniqi tha se “vizionarët” si Agim Aliu duhet të kenë edhe mbështetjen qeveritare, duke shtuar se në komunat që udhëhiqen nga kryetarët që nuk i përkasin partisë që e udhëheq vendin në nivelin qendror mungon kjo mbështetje. Këtu ai kritikoi edhe Qeverinë Kurti për mungesë të projekteve kapitale.

“Është për keqardhje, sepse vullneti që ekziston këtu duhet jo vetëm të mbështetet, por duhet edhe të shërbejë si shembull dhe model edhe për vendet tjera, para së gjithash edhe për qeverinë, e cila për më shumë se një vit është në pushtet dhe ende nuk e ka filluar asnjë projekt kapital”.

Lëvdatat nga shefi i partisë i vazhdoi edhe vetë Aliu, i cili tha se Ferizaj “tashmë është shembull i zhvillimit dinamik të Republikës së Kosovës”.

“I nderuar kryetar Krasniqi faleminderit që jeni në Ferizaj, që tashmë është pjesë e një ndryshimi substancial dhe që nuk e njeh ngadalësinë, por përkundrazi vazhdon në përmbushje të vizionit që tashmë ne e kemi ndërtuar. Unë jam shumë falënderues që me ekipin tim kemi ndërtuar një vizion që kapërcen mandatet. Sepse ne ku kemi marrë mandatin në vitin 2017 kemi thënë që nuk kemi ardhë këtu dhe nuk kemi fituar vetëm për të kaluar një katërvjeçar, por dëshirojmë ta ndërtojmë të ardhmen përmes projekteve dhe përmes vizionit që praktikisht ishte fitues asokohe”, tha ai.

Tags: ferizajKrasniqikurti
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohen fotografi intime të Romeo Veshajt me Aleksia Peleshin, a janë ende bashkë?

Next Post

Kurti thotë se pas Agassit e Samprasit e kishte humbur lidhjen me tenisin

Next Post
Kurti thotë se pas Agassit e Samprasit e kishte humbur lidhjen me tenisin

Kurti thotë se pas Agassit e Samprasit e kishte humbur lidhjen me tenisin

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.