Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se puna e Qeverisë Kurti në këto dy vite në pushtet është karakterizuar me afera korruptive, skandale dhe dështime të njëpasnjëshme.
Krasniqi në seancën plenare të Kuvendit ka përmendur edhe ambasadorin Martin Berishaj, ku thekson se pavarësisht fakteve dhe akuzave për të, Berishaj vazhdon të mbetet në pushtet.
“Aferat korruptive, skandalet dhe dështimet e njëpasnjëshme janë temat kryesore që e karakterizojnë këtë qeveri në dy vitet e para të punës. Kjo u konfirmuar së fundmi edhe në raportin e publikuar për Kosovën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku shpërfaqet paaftësia dhe dështimet e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara. Ky raport fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për
dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është e vërteta e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e para të punës nuk ia solli asnjë të mirë vendit, por krijuan veç
skandale të cilat kanë përfshirë të gjitha sektorët”, thotë Krasniqi.
“E emërues i përbashkët mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Ai quditërisht është marrë në mbrojtje nga krerët e shtetit, të cilët në kushte normale do duhej të distancoheshin nga Martin Berishaj, pas këtyre akuzave”, shtoi Krasniqi.
“Për herë të parë kemi dëgjuar një Kryeministrin duke thurur laved edhe për kriminelë të tjerë, si rasti i Oliver Ivanoviqit, duke thënë se ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit në qytetit të tij, ndërkohë që i njëjti ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000, ku ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg. Ne të gjithë jemi ndi keq kur kemi dëgjuar atë deklaratë, por imagjinojeni tani se në çfarë gjendje emocionale kanë qenë familjarët që ende nuk din asgjë për fatin e me të dashurve të tyre”, thotë ajo.
“Ndonjëherë të bën të mendosh se për kë në të vërtetë punon ky njëri, i cili i ka dyert e mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, sepse përveç vizitave në kompanitë amerikane, aty nuk u pa asnjëherë.E duke mos ditur nga t’ia mbai, ai ka filluar të sulmoj LDK-në. Por në të vërtetë halli i tij diku tjetër, 51% ka filluar të shëmbet më të madhe, e nuk po di si ti mbajë në parti as deputetët që kanë filluar t’i ikun, pasi e kanë kuptuar të vërtetën e tij të hidhur prej një mashtruesi. Që fatkeqësisht dështimet dhe mungesën e rezultateve të kësaj qeverie më së keqi po i përjetojnë qytetarët në përditshmërinë e tyre”, tha Krasniqi.