Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe LVV po tentojnë që në forma të paligjshme e jokushtetuese dhe duke keqpërdorur Avni Deharin të imponojnë vullnetin e tyre.
“Në mungesë të shumicës parlamentare, Kurti dhe VV po tentojnë që në forma të paligjshme dhe jokushtetuese dhe duke keqpërdorur një njeri të moshuar, z.Dehari, tentuan të imponojnë vullnetin e tyre duke shkelur Kushtetutën hapur”, ka thënë Krasniqi, raporton Gazeta Express.
Krasniqi ka thënë se VV duhet ta ndërrojë kandidatin dhe ta propozojë një kandidat që merr shumicën e votave për t’u bërë kryetar i Kuvendit.
“I ftojmë që ta ndërrojnë kandidatin, i cili mund të jetë një rrugëdalje e që mund të marrë shumicën e votave”.
“Kurti s’ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja se pse po e mban peng Kuvendin”, ka thënë ai. /Gazeta Papirus/