Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve në veri.
Krasniqi shkroi se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.
Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri” – shkroi ndër tjerash ai.
Postimi i plotë:
“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!
Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.
Fol Kryeministër!