Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj arrestimeve të sotme në MINT dhe të mikut të kryeministrit Kurti, Ridvan Muharremi.
Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti duhet të marrë fund.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se zgjedhjet e reja duhet të organizohen sa më parë.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund. Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. Zgjedhje të reja sa më parë!”, ka shkruar Krasniqi.