Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, memli Krasniqi ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pasi që sipas tij kjo legjislaturë nuk është funksionale dhe nuk është në gjendje të votojë ndonjë ligj e lërë më marrëveshje ndërkombëtare.
“Kqyre kryetar ky kuvend që gjatë krejt legjislaturës tuaj, nuk i punojnë as pajisjet nuk duhet me vazhdu. Ju ftoj si deputet dhe si kryetar i PDK-së që të merremi vesh ta bëjmë një mocion e ta shpërndajmë Kuvendin. Jeni thirrut në 50 nuk jeni në gjendje me kalu ligje, është bllokim total brendshëm, por edhe i jashtëm. Do të ishte fer edhe para qytetarëve që të kemi një dakordim dhe me 80 vota ta shpërndajmë këtë legjislaturë.”, ka thënë ai.
Krasniqi ka kërkuar që brenda 45 ditëve vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Të ja kthejmë mandatin qytetarvëe. Le të vebndosin ata a janë të interesuar që Kosova. Kur ju kanë votuar nuk ju kanë votuar në këtë rrufë të konfrontimit e theqafjes. Është e domosdoshme që të kemi një dakordim politik dhe të shkojmë në zgjedhje të reja.”, shtoi ai.