Dëshmitari Naser Krasniqi gjatë dëshmisë së tij në Hagë, duke folur për procedimet e kallëzimeve penale tregoi se personin Naser Hasani, i cili ishte i dyshuar për shumë vepra penale, e kishte intervistuar në një dhomë e cila ishte në mbi objektin ku mbaheshin të ndaluarit në Kleçkë.
Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua një kallëzim tjetër penal që ia kishte dërguar prokurorit ushtarak për çështjen e Naser Hasanit. Ai pohoi një gjë të tillë duke shtuar se dokumenti mbante nënshkrimin e tij dhe të Haki Kryeziut, i cili sipas tij ishte prokuror ushtarak.
“Në të majtë është nënshkrimi i prokurorit Haki Kryeziu”, tha dëshmitari.
“Naser Hasani fillimisht dua ta ceku që ka qenë pjesëtar i UÇK-së, mandej me uniformë të UÇK-së, në emër të UÇK-së dhe në emër të Shtabit të Përgjithshëm, ka kryer disa plaçkitje në disa shtëpi, në një fshat atje të Shtimes dhe për më tepër gjatë tërheqjes ka plagosur 2-3 civilë”, tha dëshmitari.
Në një dokument tjetër, Krasniqi tha se mban nënshkrimin e të dyshuarit Naser Hasani, procesmbajtësit Osman Hoxha dhe në fund nënshkrimin e vetë Krasniqit si procesues.
Dëshmitari tha se me ndihmën e Osman Hoxhës e ka marrë në intervistë Naser Hasanin në Kleçkë dhe konkretisht në godinën e Qendrës së Ndalimit, e që sipër saj ka qenë një kat i shtëpisë.
“Aty ku ka qenë qendra e ndalimit, sipër saj ka qenë një kat i shtëpisë përkatësisht një dhomë e cila ka shërbyer për intervistimin e të ndaluarve nga zoti Dobruna dhe për shkak të mundësive të limituara të objekteve, e kemi përdorë në disa raste edhe ne me pëlqimin e zotit Dobruna”, tha Krasniqi duke shtuar se Dobruna nuk ka qenë i pranishëm gjatë marrjes së kësaj deklarate.
Një dokument i cili iu prezantua dëshmitarit, sipas tij, ishte nënshkruar nga dëshmitari që më 20 mars 1999 ishte marrë në pranim nga Sokol Dobruna.
Ky dokumentu tha se lidhet me perëndimet se Mujë Telaku kishte arrestuar një civil, Sylejman Ramadanin.
“Ndonëse kualifikimet kanë mundur të jenë të ashpra pasi nuk kemi qenë profesionalë në kontekst të kohës, zoti Telaku ka ndaluar një person dhe ne duke mos qenë njohës të ligjit në atë periudhë, e kemi quajtur arrestim arbitrar”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai tha se çdo gjë që është shkruar në atë kallëzim penal duhet të ketë ndodhur sepse sipas tij të gjitha dokumentet në të cilat ata janë thirrur ose mbështetur duhet të kenë qenë të bashkëngjitura në momentin e dorëzimit.
Sipas asaj që përmbajnë dokumentet, dëshmitari tha se Ramadani ishte ndaluar nën dyshimin si kolaboracionist (bashkëpunëtor me okupatorin), e që kjo ishte e pabazuar sipas tij.
Ai tha se Telaku për të cilin është ushtruar kallëzim penal, është intervistuar nga Sokol Dorbuna por i njëjti nuk është ndaluar.