Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka marrë pjesë në takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në Stokholm të Suedisë.
Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se, ju ka bërë thirrje shtetëve anëtare të BE-së që të njihet shteti i Kosovës nga pesëshja që ende nuk e kanë njohur.
Krasniqi bëri thirrje që Kosova të anëtarësohet edhe në BE, teksa thotë se Serbia duhet ta ndal çdo fushatë kundër Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian kam marrë pjesë në Takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në Stokholm të Suedisë.
Gjatë fjalimit tim, udhëheqjes së COSAC-ut, shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së, ju bëra thirrje që të njihet shteti i Kosovës nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të mundësohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si dhe ta pranoj statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Për arsye se kjo do të mundësoj hapjen e rrugës për paqe të qëndrueshme në rajon dhe në Evropë. Gjithashtu kërkova që ti bëhet presion Serbisë që të ndal çdo fushatë kundër Kosovës.
Po ashtu, gjatë kësaj konference takova përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së