Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi ka reaguar pas deklaratës skandaloze të ministrit të punëve të jashtme, ku akuzon disa gazetarë për luftë hibride.
Krasniqi ka thënë se luftën hibride e kanë realizuar ata që kanë bërë pazare me Millan Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së, njofton Gazeta Papirus.
Për Krasniqin po të mos ishte presioni i SHBA-së dhe NATO-s ai do të bënte kërdinë në veri.
Reagimi tij:
E lexova postimin e Xhelal Sfeqlës. Duket e pabesueshme prirja patologjike për ta përmbysur realitetin lidhur me luftën hibride. Luftën hibride kundër Kosovës e kanë filluar dhe po e zhvillojnë ata që e kanë destabilizuar veriun e Kosovës për targa (teneqe) duke i dhënë rast Vuçiqit të paraqitet si argat i Putinit. Luftën hibride e kanë realizuar ata që kanë bërë pazare me Millan Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së. Prandaj Vuçiqi kurrë nuk ka qenë më i fortë në veri se sa sot, nën qeverisjen Kurti-Sfeqla. Po të mos ishte presioni i SHBA-së dhe NATO-s ai do të bënte kërdinë në veri. Edhe kështu, sot në veri nuk zbatohen targat e Kosovës, nuk zbatohen ligjet e Kosovës. Vazhdojnë ndërtimet e objekteve dhe kampusit universitar me financimet e Serbisë, pa lejen e institucioneve tona. Shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale janë nën varësinë e plotë të Serbisë. Tashmë me marrëveshjen Llajçak-Bislimi të Bratisllavës edhe policisë i është imponuar varësi nga EULEX e KFOR-i. Çka të thuhet? Era po vjen, ama jo shtet.