Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kthyer përgjigje Memli Kraniqit, i cili ka kërkuar bashkëpunim.
Sipas Haradinajt, Kurti dhe Qeveria e tij janë fajtore për gjendjen e krijuar kështu që sipas haradinaj, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit.