Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhemshit Krasniqi ka ndarë në profilin e tij në Facebook një postim lidhur me homazhet që kanë bërë në Reçak, pasi sot u bën 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut.
Krasniqi ka thënë se çdo masakër ka trishtimin, tmerrin dhe dhimbjen e vet, sidomos kur ajo kryhet ndaj civilëve.
“Sa herë përkujtojmë masakrat barbare serbe të luftës tonë për liri, përkujtojmë të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.Masakra e Reçakut ishte ndër masakrat e rënda që makineria serbe i bëri mbi popullin tonë, nga kjo masakër përkundër dhimbjës morrëm forcë dhe u ringritëm si UÇK si komb edhe më të fortë”- tha ndër të tjerash Krasniqi.
Kandidati për deputet nga PDK, falenderoi diplomatin amerikan William Walker për të gjithë kontributin e dhënë.
“Homazhe në memorialin në Reçak sot zhvilloi edhe diplomati amerikan William Walker, ish shefi i misionit verifikues të OSBE në kohën e ngjarjes i cili e ka emërtuar si një krim shtetëror atë”- shtoi Krasniqi.