Bashkëpartiaku i Dardan Molliqajt, Frashër Krasniqi, ka treguar se çka ka ndodhur ditën e shtunë në mes të kreut të PSD’së dhe policisë. Të shtunën u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Molliqaj u arrestua sonte në oborrin e T7.
Krasniqi komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Dardanin s’po duan me lënë me fol sepse këtu është duke u bërë luftë politike jo luftë procedurale. Ata me lanë me fol Dardanin dhe me dhënë shpjegimin e vetë për çka ka ndodhur me të vërtetë aty, e humbin propagandën që e kanë bërë deri tash që gjoja ky ke krimineli më i madh në atë protestë”, tha Krasniqi.
“Që ta keni parasysh, Dardan Molliqajn e kanë ftuar dy policë, komandantë, që kanë qenë aty që me ardhë naltë me debatu, kur kemi qenë duke u shtyrë me policinë të shtunën te shkallët”, shpjegoi Krasniqi.
“E kanë ftuar: “hajde nalt me negociuar ”. Në momentin që u afrua Dardani me negociuar me ta dhe ata e kanë kapur për dore me negociuar , ky polici në fjalë e ka kap për fyti dhe e ka godit me boksa në pjesën e poshtme të trupit. që ju nuk e keni parë por unë kam qenë aty. Reagimi instiktiv në këtë rast…ishte reagim instiktiv për të cilin ka fol edhe Dardani. Por mos thoni që ai ka shkuar atje për me godit”, tha Krasniqi.
“Ty po të thirrin dy policë, po të thonë hajde negociojmë për me mbajt fjalim apo jo dhe një polic krye në veti të godet dhe të thotë ‘kam me ta bo kështu e kështu’, me të shara që unë sot s’mund t’i them se i kam dëgjuar aty. Ky ka qenë konteksti”, shpjegoi Krasniqi.